Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar ndaj deklaratës së Lëvizjes Vetëvendosje pas publikimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Vetëvendosje e quajti vendimin arbitrar që cenon demokracinë derisa theksoi se vetëm përsërit frazat e PDK-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoÇitaku në një postim në Facebook ka thënë se Vetëvendosja nën dirigjimin e Albin Kurtit, edhe njëherë ka hedhur gurë mbi Gjykatën Kushtetuese.
“Në mungesë të argumenteve, ai dhe partia e tij përdorin sulme, shpifje dhe linçim politik. Ky është mentalitet i pastër totalitar, që përbuz demokracinë dhe synon të shembë ndarjen e pushteteve. Albin, mendoje mirë: PDK nuk nënshtrohet dhe nuk frikësohet. Përpjekjen tënde për ta kthyer arrogancën dhe përbaltjen në normë politike do ta frenojmë”, ka thënë ajo.