Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Çitaku akuzon Qeverinë në detyrë se po abuzon me vdekjen e të riut në Ujman

Vlora Citaku

Foto: Arkiv

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, e ka akuzuar Qeverinë në detyrë se po abuzon me vdekjen e të riut në Liqenin e Ujmanit. Ajo ka thënë se shkruar se kjo po bëhet për propagandë politike.

Ka shtuar se FSK-ja nuk ka shkuar në veri për të luftuar, por për të kërkuar trupin e një djali që humbi jetën tragjikisht

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Jeni të neveritshëm. A keni fije përgjegjësie? A keni fare ndjeshmërie njerëzore? Si mund të abuzoni me vdekjen tragjike të një të riu për propagandë politike? FSK nuk ka shkuar në veri për të luftuar, por për të kërkuar trupin e një djali që humbi jetën tragjikisht. Ashtu siç ka vepruar edhe më parë, me dinjitet dhe pa zhurmë. Po aq sa po i retushoni fotografitë për të ndërtuar një narrativë të rreme, po përpiqeni të retushoni edhe historinë. Por nuk do t’ia dilni. Marre ju qoftë”, ka thënë ajo në një status në Facebook.

Forca e Sigurisë së Kosovës, të martën në mëngjes është angazhuar në mbështetje të autoriteteve civile për kërkimin e trupit të mërgimtarit i cili është hedhur në liqenin e Ujmanit në Komunën e Zubin-Potokut.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe ministri në detyrë i Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe kryetari i Zubin-Potokut, Izmir Zeqiri. Atje janë parë edhe ekipe të EULEX-it.

Të dielën një mërgimtar dyshohet se është mbytur pasi është hedhur nga ura në Liqenin e Ujmanit. 

Qe dy ditë trupi i mërgimtarit u kërkua nga ekipet e Policisë e ato të Shoqatës së Kërkim-Shpëtimit. Por s’ka pasur rezultat.