Përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka takuar ministrat e jashtëm të shteteve të Ballkanit Perëndimor, në Austri.
“Diskutuam se si ta ndërtojmë një Evropë më të bashkuar bashkë”, ka shkruar ai në platformën X.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë ditë më parë, ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë se në takimin që do ta mbajnë të premten në Vjenë do të paraqesë qëndrimet rreth sigurisë në Evropë dhe rajon e se do të avokojë për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në BE.
“Në takimin e nesërm do të paraqesë qëndrimet e Republikës së Kosovës rreth sigurisë në Evropë dhe në rajon, reformat e thella të ndërmarra për sundim të ligjit, ngritjen e nivelit të demokracisë dhe zhvillimin ekonomik, si dhe do të avokojmë për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian si dhe nevojës së ndërmarrjes së veprimeve konkrete për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar ajo.
Bashkimi Evropian pati njoftuar për diskutimet e përbashkëta të Borrellit si dhe takimet dypalëshe me kryediplomatë.