Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bien temperaturat, parashihen riga shiu e rrufe

moti

Sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) sot do të ketë ulje të lehta të temperaturave kryesisht në vlerat e maksimaleve. 

Parashihen riga shiu të përcjella me rrufe, ndërsa në zona të izoluara mund të ketë reshje breshëri. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas IHMK-së temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14 -17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius. 

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë dhe në disa vende më e fortë.