Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Biblioteka ndriçohet me ngjyrë ari për fëmijët e prekur nga kanceri

Biblioteka Kombetare

Foto: Arben Llapashtica

Kupolat e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës u ndriçuan me ngjyrë ari të hënën në mbrëmje, në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin në fëmijëri, ka njoftuar organizata “Action For Health”.

Sipas organizatës, qëllimi ka qenë që të shprehet solidaritet me këta fëmijë të prekur dhe familjet e tyre, por edhe për të nderuar kujtimin e atyre që kanë humbur betejën me sëmundjen.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në një komunikatë për media, organizata ka thënë se qëllimi kryesor është rritja e vetëdijes publike për kancerin në fëmijëri dhe rëndësinë e diagnostikimit të hershëm.

“Aktiviteti i sotëm synon ta ngrejë dhe prekë ndërgjegjen e secilit prej nesh, sidomos të atyre që janë përgjegjës në sektorin e shëndetësisë. Ne kërkojmë angazhim më të madh, veçanërisht në fazat e hershme të luftimit të kësaj sëmundje tek fëmijët”, ka thënë Nezaqet Rukovci, udhëheqësja e organizatës.

Ky aktivitet, sipas “Action for Health”, ka bartur mesazh inkurajimi, force dhe ftesë për qytetarët të bashkohen në mbështetje të fëmijëve të sëmurë dhe familjeve të tyre që po përballën me këtë sfidë shëndetësore.