Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha ka thënë se nuk i ka kuptuar versionet e asnjërës parti.
Sipas tij, duket se të gjithë duan të vazhdojnë ende me bllokadë.
“Nuk e ka askush qëllimin e mirë këtu. Ndoshta duhet t’i prishim disa rregulla. Po gënjejnë, po takohen fshehtas e pastaj po gënjejnë, nuk e ka askush në mendje të dalë nga ngërçi. Kurti ende tregon kryeneçësi”, ka thënë ai.
AAK-ja sipas tij ka dhënë versione si të dilet nga ky ngërç.
