Ndotja e lumit Krivareka dhe kundërmimi i tij, kanë shtyrë banorë e fshatit Koretinë që për herë të tretë të protestojnë kundër rrjedhës së ujërave të zeza që vijnë nga qyteti e derdhen në lumin që kalon në mes të këtij fshati.
Këtë të enjte në shenjë proteste banorët e këtij fshati kanë hedhur dhè në këtë lumë, duke kërkuar kështu ndërprerjen e rrjedhës së kanalizimit që vjen nga qendra e Komunës së Kamenicës.
Të tjerë banorë kanë thënë se ndotja e këtij lumi e ka bërë të papërdorshëm ujin e puseve, duke rrezikuar kështu shëndetin e tyre.
Por, nga Komuna e Kamenicës thonë se po kërkojnë zgjidhje nga niveli qendror pasi që nuk kanë buxhet për trajtimin e ujërave të zeza.
Banorët e fshatit Koretin të Kamenicës kanë paralajmëruar se protestat nuk do të ndalen deri në zgjidhjen e këtij problemi.