Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, e ka quajtur ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ministre të skandaleve, duke përmendur djegien e Institutit të Mjekësisë Ligjore, e “dështimin” e vetingut.
Pas një videoje të publikuar nga Haxhiu në Facebook, ku shihen krerët opozitarë duke u shprehur të gatshëm për zgjedhje, e më pas duke rezultuar me dështim të mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, Bajrami ka thënë se Haxhiu po prodhon video në pamundësi që të flasë për ndonjë sukses të Qeverisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Pasi i dështoi nisma shefit të saj për ta instrumentalizuar tërë opozitën, Albulena Haxhiu e skandaleve me djegien e Institutit të Mjekësisë Ligjore, ministrja e vetingut të dështuar sërish e paska nis fushatë me video kundër opozitës. Albulena Haxhiu në pamundësi të shkruajë e flasë për ndonjë sukses të
Qeverisë, ajo prodhon video pasi i dështoi partia të çojë vendin në zgjedhje duke u viktimizuar. Prodhimi i videove nuk ju largon premtimet që keni dhënë dhe dështimet që keni shënuar. Që keni dështuar prej ndërtimit të çerdheve e deri te mashtrimet për përfundimet e projekteve nacionale si rruga për Podujevë, Mitrovicë e Gjilan”, ka shkruar Bajrami në Facebook.
Ajo tutje ka thënë se prodhimi i videove nuk i largon nga përgjegjësia pushtetit për “mashtrimin e pensionistëve, veteranëve e invalidëve të luftës”.
“Prodhimi i videove nuk ju largon nga përgjegjësia që keni mashtruar se nuk bisedoni me Vuçiqin pa kërkuar falje Serbia. Prodhimi i videove nuk ju largon nga përgjegjësia që keni nënshkruar 240 milionë euro kontrata njëburimore me korrupsion. Prodhimi i videove nuk ju largon nga keqpërdorimi i rezervave shtetërore. Prodhimi i videove nuk ju amniston nga mafia energjetike e ambasadorit Martin Berishaj. Prodhimi i videove nuk ju largon nga përgjegjësia që e keni pranuar Zajednicën. Prodhimi i videove nuk ju largon nga përgjegjësia që i keni mashtruar banorët e Deçanit se nuk zbatoni vendimin për Manastirin e Deçanit. Prodhimi i videove nuk ju amniston nga dështimi për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës”, ka shtuar ajo.
Bajrami ka thënë se Qeveria duhet ta pranojë se ka dështuar dhe të dorëhiqet.