Që nga fillimi i regjistrimit të popullsisë, deri më tani Agjencia e Statistikave të Kosovës, ka konfirmuar se janë realizuar rreth 110 mijë intervista, ku prej tyre 10 mijë janë nga Prishtina.
Kryeshefi ekzekutiv i ASK-së, Avni Kastrati ka thënë se gjithçka është duke shkuar sipas planit dhe ka mundësi që të mbarojë para datës të caktuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjithashtu, ai theksoi se ishin të detyruar të ndërpresin disa kontrata, pasi kanë tejkaluar kompetencat që kanë marrë nga trajnimi.
“Është duke shkuar sipas planit, nuk kemi sfida madhore. Të gjitha komunitetet janë duke marrë pjesë. Procesi regjistrimit nëse vazhdon me dinamikën e tillë, pritet të mbarojë para datës së caktuar”, tha Kastrati.
Sipas tij nuk janë paraqitur sfida në regjistrim. Derisa tha se kualiteti i të dhënave është në nivelin e lartë.
Regjistrimi i popullsisë do të zgjatë deri më 17 maj. /KSP