Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka nënshkruar kontratë të re trevjeçare me klubin londinez.
Spanjollit i skadonte kontrata në fund të këtij edicioni, por ka vendosur të qëndrojë te “revolveristët” deri në verën e vitit 2027.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVazhdimi i kontratës së tij është bërë para derbit londinez, në udhëtim te Tottenhami.
“Ndihem jashtëzakonisht krenar, shumë i lumtur dhe mezi pres të shoh se çfarë do të na sjellë e ardhmja”, ka thënë Arteta fillimisht, shkruan “BBC” të enjten.
“Ndihem shumë me fat që punoj çdo ditë me njerëz të mirë dhe në ambient të tillë. Jam shumë i inspiruar, ndihem i sfiduar dhe i përkrahur. Dua të bëj edhe më shumë se çfarë kemi bërë deri tani”, ka theksuar Arteta.
Arteta në krye të Arsenalit u emërua trajner në dhjetor të vitit 2019, duke e zëvendësuar Unai Emeryn.
Ai triumfoi me Arsenalin në finale të Kupës FA në fund të kampanjës 2019-2020, për trofeun e parë madhor si trajner.
Në dy edicionet e fundit, Arsenali përfundoi në vendin e dytë, ndërsa Arteta për synim e ka ta fitojë Premier Leaguen.
Arsenali është pa titull që prej edicionit 2003-2004.