Një kontingjent i trupave gjermane të KFOR-it ka mbërritur të enjten në Kosovë.
Komandanti i KFOR-it, Oezkan Ulutash, i ka uruar mirëseardhje atyre, duke thënë se ardhja e këtij kontingjenti tregon mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për stabilitetin rajonal.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ardhja e një kontingjenti të ri të paqeruajtësve gjermanë pasqyron mbështetjen e gjatë të Gjermanisë për misionin tonë dhe për stabilitetin rajonal. Ky kontingjent i shton forcë qëndrimit tonë tashmë të dukshëm dhe fleksibël në të gjithë Kosovën dhe do të kontribuojë në aktivitetet tona të përditshme drejt sigurisë së qëndrueshme, në të mirë të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë”, ka thënë ai.
Siç është bërë e ditur në njoftimin e KFOR-it, këta ushtarakë do të vendosen në Komandën Rajonale të Lindjes.