Nënkryetarja e Komunës së Leposaviqit, Marina Bogojeviq,
Ajo dyshohet se ka sulmuar fizikisht një punonjëse që ka kërkuar vendim mbi largim nga puna.
Rasti ka ndodhur të mërkurën.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare- zëvendës kryetare e komunës, pasi që dyshohet se në objektin e komunës, ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare, e cila kishte kërkuar vendim mbi largimin nga puna”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti thuhet se shkon në procedurë të rregullt.