Një ish-ushtar i UÇK-së është arrestuar në Shkup me një kërkesë të lëshuar nga Serbia.
Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, tha të shtunën se një person është arrestuar në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut nën dyshimin për krime lufte në Kosovë më 1999.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi shtoi se i dyshuari, me inicialet E.B., i lindur në vitin 1970, u arrestua nga policia e Interpolit me kërkesë të Serbisë, bazuar në një fletarrestim ndërkombëtar.
Daçiq tha se i dyshuari kërkohet nga Departamenti Special për Krime Lufte i Gjykatës së Lartë në Beograd, "me qëllim të zhvillimit të procedurës penale për krime kundër civilëve, të kryera në qershor të vitit 1999 në Komunën e Ferizajt”.