Zëdhënësja e Aeroportit të Prishtinës, Valentina Gara, ka thënë se dhjetëra fluturime janë anuluar si pasojë e mjegullës, pasi sipas saj dukshmëria ka qenë nën 50 metra.
Ajo ka thënë se që nga dje janë anuluar 42 fluturime.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“38 fluturime janë anuluar ditën e djeshme. Nga to disa janë divertuar në aeroportet fqinje. Sot janë anuluar 4 fluturime deri më tani. Dukshmëria ka qenë nën 50 metra, prandaj është pamundësuar realizimi i fluturimeve”, ka theksuar Gara.
Ndryshe nga kjo ministri i Infrastrukturës Liburn Aliu ka thënë se janë anuluar 12 fluturime dhe se kjo ka ndodhur për shkak se pilotët e tyre nuk kanë qenë të certifikuar për sistemin që mundëson aterrim edhe në mjegull.