Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka riafirmuar të mërkurën qëndrimin e saj për formimin e një qeverie opozitare.
Sipas kësaj partie, një qeveri e opozitës është alternativa më e mirë për Kosovën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në këtë momentum të ri politik, pas caktimit të datës për mbledhjen konstituive të Kuvendit të Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës riafirmon qëndrimin e saj të palëkundur për formimin e një qeverie opozitare, si alternativa më e mirë për vendin”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga kjo parti pas mbledhjes së mbajtur nga kryesia e saj.
Tutje është thënë se në këtë mbledhje janë diskutuar zhvillimet politike në vend dhe përgatitjet për zgjedhjet komunale në tetor.
“Gjatë takimit, u dakordua që degët të nisin përgatitjet për identifikimin e kandidaturave për asambletë komunale dhe për kryetarë komunash. Në komunat ku Aleanca aktualisht udhëheq, kryetarët e tanishëm do të jenë pjesë e garës për një mandat të ri qeverisës”, thuhet tutje në njoftim.