Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, ka thënë se do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese Statutin e ri të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Në një konferencë për media, Dreshaj ka thënë se kapja e shtetit po bëhet nga secili nivel.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ky statut bie ndesh me arsimin e lartë, kurse përveç shkeljeve që i ka dy, kurse në përmbajtje është më i keq. Mbledhja e djeshme nuk ishte shembull i mirë i lirisë së të shprehurit, për media dhe arsimin e lartë. Ky statut vazhdon që të prek mirëmbajtjen, shkollimin, mbajtjen e thirrjeve në nivel vendi gjë që nuk ka ndodhur as në vende komunistë më herët. Ky statut së pari ka shkelje procedurale, debati publik me palët e interesit dhe me media nuk është bërë në mënyrën e duhur gati në mënyrë klandestinë është sjellë në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Dreshaj.
Ai ka theksuar se shumica e rekomandimeve janë lënë jashtë./ Ekonomia Online