17-vjeçari nga Kosova, që e theri me thikë mësuesen në Essen të Gjermanisë të premten, është jashtë rrezikut për jetën, raporton “Waz.de”.
Ai ishte plagosur rëndë gjatë arrestimit nga zyrtarët policorë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë hënën, policia e Bochumit, e cila ka marrë përsipër hetimin, raportoi se jeta e autorit të dyshuar nuk është më rrezik, por ai mbetet i shtruar në spital.
Zyra e Prokurorit të Essenit dhe Policia e Essenit nuk kanë komentuar ende mbi motivet e autorit të dyshuar.
Mësuesja është shtruar në Spitalin Universitar të Essenit të premten dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje urgjente kirurgjikale. Edhe ajo është jashtë rrezikut për jetën.