Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Technologie

Apple entame des tests d'intelligence artificielle en Chine, en partenariat avec Alibaba.

Apple

Apple ka nisur testimin e platformës së saj të inteligjencës artificiale, Apple Intelligence, në Kinë, pothuajse dy vjet pas lansimit të saj në SHBA. 

Për shkak të rregullave të rrepta të Pekinit për teknologjinë AI, kompania amerikane do të mbështetet në modelin Qwen të gjigantit kinez Alibaba, raportoi “Euronews” të mërkurën.

Testimi, i nisur të mërkurën, për momentin është i kufizuar për zhvilluesit, ndërsa përdoruesit e tjerë pritet të kenë qasje në dhjetor. 

Versioni i parë përfshin 18 funksione, mes tyre përkthimin në kohë reale të telefonatave, përmbledhjen dhe korrigjimin e mesazheve. Megjithatë, përditësimi i fundit i asistentit zanor Siri nuk është përfshirë.

Apple ishte detyruar ta shtynte lansimin në Kinë për shkak të kërkesave rregullatore, të cilat obligojnë kompanitë të bashkëpunojnë me partnerë lokalë, të përdorin qendra vendore të të dhënave dhe t'i përpunojnë ato brenda vendit. Për këtë arsye, kompania do të përdorë modelin Qwen të Alibaba-s për funksionet më të avancuara të AI-së.

Qwen po fiton gjithnjë e më shumë rëndësi në tregun ndërkombëtar. 

Përveç Applet, me këtë teknologji po bashkëpunon edhe BMW-ja për zhvillimin e asistentit inteligjent në veturat e saj të reja të prodhuara në Kinë, ndërsa UEFA ka arritur marrëveshje me Alibaban për përdorimin e saj në menaxhimin e përmbajtjes.

Sipas analistëve, hyrja në tregun kinez përmes partnerëve lokalë përbën një kompromis për Apple, pasi kufizon kontrollin e saj mbi përvojën e përdoruesve dhe teknologjinë që ofron. Megjithatë, kompania ka një bazë të konsiderueshme përdoruesish, pasi më shumë se 110 milionë iPhone në Kinë janë të pajtueshëm me Apple Intelligence.

Sfida kryesore mbetet konkurrenca nga prodhuesit kinezë të telefonave dhe kompanitë vendore të teknologjisë, të cilat po zhvillojnë me shpejtësi funksione dhe ekosisteme të inteligjencës artificiale.

Pavarësisht sfidave, Apple ka shënuar rritje prej 21 për qind të të hyrave në tregun e Kinës së Madhe, që përfshin edhe Hong Kongun dhe Tajvanin, gjatë tremujorit të fundit.