Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Autres sports

Besa Famgasi remporte le derby contre Kastrioti

Besa Famgasi

Besa Famgasi e ka fituar derbin e xhiros së dhjetë në Superligën e Kosovës në hendboll, duke e mposhtur Kastriotin me rezultat të ngushtë, 31:30, në ndeshjen e zhvilluar të shtunën mbrëma në Ferizaj.

Skuadra pejane siguroi fitoren pas një përballjeje dramatike, e cila u vendos vetëm 42 sekonda para përfundimit të ndeshjes. 

Ardit Tafilaj shënoi për epërsinë 31:30, ndërsa Kastrioti nuk arriti ta shfrytëzonte aksionin e fundit për të barazuar rezultatin.

Vendasit e nisën më mirë takimin, duke dominuar në pjesën e parë dhe duke krijuar epërsi deri në gjashtë gola. Kastrioti shkoi në pushim me epërsi prej tri golash, 19:16.

Megjithatë, Besa Famgas reagoi në pjesën e dytë. Pejanët arritën ta barazonin rezultatin në minutën e 42-të, përpara se të kalonin në epërsi prej tri golash, 27:24 dhe 28:25.

Drama vazhdoi deri në fund, pasi Kastrioti barazoi në 28:28 dhe më pas kaloi në epërsi 30:29. 

Yassine Henahen shënoi për 30:30, ndërsa Tafilaj realizoi golin vendimtar për fitoren e Besës.

Deniz Terziqi ishte golashënuesi më i mirë te Besa Famgasi me nëntë gola, ndërsa Henahen kontribuoi me tetë. Jon Vokshi dhe Ardit Tafilaj shënuan nga pesë gola.

Te Kastrioti, Eray Karakoç, Vuk Lakiçeviq dhe Patrik Grekulowski realizuan nga gjashtë gola, ndërsa Adonit Isufi dhe Festim Mustafa shtuan nga katër.

Kjo ishte fitorja e dytë e Besës ndaj Kastriotit në këtë edicion. 

Me këtë fitore, skuadra pejane e forcon pozitën e parë në tabelë me 16 pikë nga nëntë ndeshje, ndërsa Kastrioti mbetet në vendin e katërt me 10 pikë.