Soutenez TIME. Préservez la vérité.
militaire

Gjakova gagne 14 places au classement, Fazliu désormais 11ème

laura

Suksesi në Grand Slamin në Abu Dabi ka bërë që Akil Gjakova e Laura Fazliu të kthehen gradualisht aty ku vlerësohet se e kanë vendin, në pjesën e epërme të ranglistës botërore.

Vendi i pestë në kategorinë deri 73 kilogramë, i ka mundësuar Akil Gjakovës të përparojë për plot 14 pozita. Tani është në vendin e 32-të në ranglistën e kategorisë deri 73 kg, me tendencë të ngritjes së vazhdueshme gjatë ciklit kualifikues për “Los Angeles 2028”.

Me vendin e pestë, xhudisti pejan fitoi 360 pikë në ranglistën botërore.

Ndërkohë Laura Fazliu u rendit e treta dhe fitoi 500 pikë. Laura ka avancuar për tri pozita në kategorinë deri 63 kilogramë. Tani mban pozitën e 11-të. 

Garën e ardhshme xhudistët kosovarë e kanë prej 13 deri më 15 nëntor, në Grand Prix në Zagreb.