Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Curiosité

La police d'Istanbul a recherché une lionne pendant 24 heures, mais il s'est avéré finalement qu'elle n'existait pas.

Istanbul

Një kërkim 24-orësh për një luaneshë në periferi të Stambollit, që kishte shkaktuar panik te banorët, mori një kthesë të papritur të hënën në mbrëmje, kur autoritetet turke thanë se kafsha në fakt nuk ekzistonte.

Guvernatori i Stambollit mobilizoi ekipe të ekspertëve për mirëqenien e kafshëve, policinë dhe komandot e ushtrisë për të kërkuar luaneshën, pasi ajo ishte “identifikuar” në zonën luksoze Uskumrukoy. Autoritetet publikuan edhe dy video ku pretendohej se shihej kafsha duke lëvizur nëpër lagje.

Banorëve iu kërkua të qëndronin në shtëpi, ndërsa pylli i Belgradit, me një sipërfaqe prej rreth 54 kilometrash katrorë në veri të Stambollit, u mbyll për kërkimin.

Megjithatë, deri të hënën në mbrëmje, autoritetet ndryshuan qëndrim. Në një deklaratë, zyra e guvernatorit ka thënë se imazhet e reja të analizuara tregonin se kafsha “nuk ishte luan”.

“Zona është kontrolluar nga ajri me dronë të pajisur me kamera termike dhe nga toka nga ekipet tona”, thuhej në deklaratë. Autoritetet thanë se kishin vendosur edhe karrem dhe kamera me sensorë lëvizjeje, por asnjëra nga këto masa nuk kishte sjellë prova konkrete për praninë e një luani.

“Puna në terren nuk ka dhënë asnjë dëshmi konkrete se në këtë zonë ka pasur një luan”, thanë autoritetet.