Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Culture

La politique, avec ses accusations sur les réseaux sociaux, les théâtres et les salles de spectacle « prennent de l'ampleur » en images.

Île urbaine

“Ishulli Urban” i Komunës së Prishtinës që u nis pa leje dhe prek edhe parcelën të cilën vetë Komuna ia ndau Ministrisë së Kulturës për Pallatin e Operës dhe Baletit

Nëpër rrjete sociale, herë niveli qendror e herë ai lokal, ngritin teatro opere e baleti a salla koncertale, ndërkohë që renderët mjaftojnë që të shpërthejnë akuzat midis politikës. Kësaj radhe, imazhet që ka lansuar ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci, për projektin e Teatrit të Operës dhe Baletit, i kanë mjaftuar kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, që të shpërthejë në akuza për bllokimin e “Ishullit Urban”, ndërkohë që projekti i tij për sallë koncertale, nuk lëviz nga vendi as pas dy e kusur vjetësh prej paralajmërimit për nisje punimesh

Dy projekte madhore si ai për Teatër të Operës dhe Baletit e tjetri për Sallë Koncertale nuk duken në horizont, por mjafton lansimi i renderëve të radhës që të ndizet fitili i përplasjeve politike midis nivelit qendror dhe atij lokal. Përplasja e radhës ka ngjarë të mërkurën, një ditë pasi Ministria e Kulturës njoftoi se projekti kryesor për Teatrin e Operës dhe Baletit, “është drejt finalizimit dhe po avancon në përputhje me planin dinamik të paraparë”. “Plani dinamik” ka qenë që ndërtimi të nisë sivjet, ndërkohë vetë ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci, tërthorazi e ka konfirmuar se ende nuk ka projekt zbatues. Duke e përdorur këtë postim si shkas, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, e ka nisur ditën me reagimin e tij. Ka ironizuar, ndërkohë që vetë institucioni që ai e udhëheq e ka në sirtar një tjetër projekt – atë për Sallë Koncertale në ish-objektin e shtëpisë së mallrave “Gërmia” – për të cilin nuk ia ka bërë sefte me punime. Deri të mërkurën vonë, nuk ka pasur kundërpërgjigje nga Ministria. 

Në reagimin e tij, Rama ka futur në lojë “Ishullin Urban”, një projekt 6.5 milionë eurosh, të cilin e nisi pa leje në vjeshtën e vitit 2024, e ndaluan organet e Ministrisë së Kulturës, pasi është brenda zonës së mbrojtur të Qendrës Historike të Prishtinës dhe parcelat që preken nga projekti, vetë Komuna i ka ndarë për Teatrin e Operës dhe Baletit qysh në vitin 2022.  

“Tash nuk paska trashëgimi kulturore!”, ka shkruar kryetari Rama në rrjete sociale, por pa dhënë kronologjinë e krejt kësaj historie. Si rëndom, ai lanson versionin e vet, i cili – sikurse edhe në raste të tjera – kryefjalë ka akuzën se Qeveria po e bllokon në realizimin e projekteve madhore. 

“A nuk ka trashëgimi kulturore tash aty ku po e bllokoni ‘Ishullin Urban’, projekt që lidh 30.000 banorë me qendrën? Apo nuk përbën problem, kur ju duhet me paraqit një projekt kuturu, veç sa me thënë se po bëni diçka, pas vdekjes klinike të institucioneve kulturore prej se keni ardhur në pushtet?”, ka shkruar Rama.

Ka kritikuar Ministrinë e Kulturës edhe për gjendjen e institucioneve kulturore, duke përmendur mbylljen e Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe Muzeut Kombëtar të Kosovës. Të dy objektet janë të mbyllura për rinovim. 

« Le Théâtre national du Kosovo est fermé depuis 5 ans. Le Musée national du Kosovo est fermé depuis 5 ans. Et maintenant, un projet pour l'Opéra ! », a-t-il écrit.

Selon Rama, le projet d'opéra et de ballet a été proposé sans coopération, coordination ni planification conjointe avec la municipalité de Pristina. Il a précisé que son inquiétude ne porte pas sur le conflit de projets, mais sur le risque que, selon lui, les citoyens se retrouvent privés de cette infrastructure.

“Prandaj, ejani të bashkëpunojmë që Opera potencialisht të bëhet. Ne jemi të gatshëm ta ndajmë hapësirën, t’i angazhojmë ekspertët më të mirë që kemi dhe t’ju ndihmojmë të koordinohemi në çdo hap. Që në fund të fitojnë qytetarët dhe artistët ta kenë shtëpinë që e meritojnë”, ka shkruar Rama. S’e ka përmendur faktin që hapësira për Teatrin e Operës dhe Baletit, është ndarë nga Komuna e Prishtinës tash e katër vjet. 

Këtë ia ka përmendur ish-asamblisti i Vetëvendosjes në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Petrit Reçica.  Ka shkruar se Rama po viktimizohet dhe po e paraqet të pavërtetë çështjen e ndarjes së kësaj parcele. Sipas tij, në vitin 2022, kur ishte anëtar i Kuvendit Komunal të Prishtinës, me propozim të vetë Ramës dhe pa kundërshtime nga partitë apo anëtarët e tjerë të Kuvendit, ishte votuar që kjo parcelë t’i ndahej Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) për ndërtimin e Teatrit të Operës dhe Baletit.

Mardi soir, la ministre de la Culture et du Tourisme, Saranda Bogujevci, a annoncé que l'équipe du projet les avait informés dans la journée de l'avancement du projet de Théâtre d'Opéra et de Ballet, qui, selon elle, est l'un des investissements les plus importants en matière d'infrastructures culturelles au Kosovo et qui influencera le développement des institutions locales des arts musicaux et du spectacle pour les décennies à venir.

“Kosova po bën hapa konkretë drejt krijimit të një shtëpie të re për institucionet kulturore skenike dhe artistët skenikë. Projekti, i hartuar nga studioja prestigjioze daneze BIG, e udhëhequr nga arkitekti Bjarke Ingels, parasheh një infrastrukturë bashkëkohore, me katër salla për shfaqje dhe performanca artistike, hapësira për prova dhe përgatitje të artistëve, si dhe ambiente për edukim, konferenca dhe aktivitete publike”, kishte njoftuar Bogujevci. Sipas saj, kjo hapësirë do të krijojë kushte moderne për artistët dhe institucionet kulturore, duke pasuruar ofertën artistike dhe jetën kulturore në vend. Ajo ka bërë të ditur se puna e projektimit ende nuk ka përfunduar.

Por edhe ky projekt ka një tjetër sfond. Sipas paralajmërimeve në shkurt të vitit 2025, projekti zbatues i Teatrit të Operës, do të duhej të ishte gati për 15 muaj, që i bie në majin e sivjetmë. Vetëm projekti peshon 2 milionë e 450 mijë euro. Para gati dy vjetësh, rreth 50 milionë euro ishte llogaritur kostoja e konkretizimit të këtij projekti. Me “tempin” e ndarjeve buxhetore, për ta ngritur këtë Teatër duhet një gjysmë shekulli. Për vitin që vjen një milion e 250 mijë euro figurojnë si bartje nga viti 2026. Kurse për vitin 2028 janë planifikuar 500 mijë, e për vitin 2029 një milion euro.

“Sfondi” i “Ishullit Urban”, shkurtazi, është ky: Në nëntor të vitit 2024, Komuna kishte nisur realizimin duke manovruar me vendin ku planifikohej të nisnin punimet. Tabelat informuese për projektin, Komuna i kishte vendosur matanë hekurudhës dhe rrugës automobilistike. Aty qenë pozicionuar edhe mjetet e rënda për të inauguruar punimet. Por, hekurudha është vija kufitare midis “Arbërisë” dhe zonës së mbrojtur të Qendrës Historike të Prishtinës. Meqenëse edhe Pallati i Rinisë dhe Sportit mbrohet si monument, Inspektorati i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve i kishte ndaluar punimet që me vendosjen e tabelave, pasi Komuna nuk kishte përfillur përcaktimet ligjore për marrjen e pëlqimeve nga institucionet e trashëgimisë kulturore. Pasi i ishin ndërprerë punimet, nëpërmjet të cilave Komuna po bëhej gati për inaugurimin e projektit, institucioni kishte gjetur një zgjidhje: kishte zhvendosur tabelat matanë rrugës dhe hekurudhës dhe i kishte nisur punimet në “Arbëri”. Më pas kishte aplikuar për pëlqim, por Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve e kishte refuzuar projektin me arsyetimin se është duke u hartuar Plani i konservimit të Zonës Historike të Prishtinës dhe se projekti i Komunës duhet rishikuar. “Ishulli…” prek hapësirën e dedikuar për Teatrin e Operës dhe Baletit.

« Nous avons été contraints de saisir le parquet de ce projet par voie de plainte pénale. La municipalité ne peut même pas lancer de procédure d'appel d'offres sans l'autorisation des institutions chargées du patrimoine culturel. Les faits sont clairs, nous attendons donc la décision des autorités judiciaires », a déclaré le ministre de la Culture, Hajrulla Çeku, en février 2025, lors de la présentation du projet de « BIG Partners LTD » et « Alb Architects » pour le Théâtre d'Opéra et de Ballet. La plainte, selon lui, portait sur une infraction d'un montant de 2.5 millions d'euros, soit le coût du projet.

Në anën tjetër, Komuna e Prishtinës e ka projektin e vet për Sallën koncertale, punimet e së cilës i kishte paralajmëruar të nisnin qysh në pranverën e vitit 2024. Tek në atë kohë, në vend të punimeve, ishte miratuar projekti ideor. Tri pranvera kanë kaluar prej atëherë. Tenderimi e nisja e punimeve për sallën koncertale në Prishtinë as që shihen në horizont. Procesi i nisur të paktën tash e tetë vjet, ende ngelet pa vizion se kur do të realizohet. Në verën e sivjetme, Komuna e Prishtinës pretendonte se Ministria e Kulturës s’është duke u treguar bashkëpunuese. 

Në mars të këtij viti, Komuna kishte njoftuar se do të hapë thirrje për ndërtimin e sallës koncertale. Njoftimi ishte bërë në atë që është faqja elektronike e shpalljes së tenderëve “E-prokurimi”. “Njoftim paraprak” është hapi i marrë nga Komuna, nëpërmjet të cilit tregohet se pritet të hapet tenderi për projektin me titull “Ndërtimi i sallës koncertale”. Kostoja e parashikuar ishte tre milionë euro, rreth një e dhjeta e shumës, që sipas projektuesve, do të shpenzohej për implementimin e projektit. Projekti i nënshkruar nga studioja e arkitektit japonez, Kengo Kuma, dhe ajo e arkitektit vendor, Bekim Ramku, ish-shtëpinë e mallrave “Gërmia” e bën qendër multikulturore “Evropa”, pjesë e së cilës është salla e koncerteve dhe ai që përshkruhet si muze i artit. Ndërtesa aktuale, dikur “Gërmia”, përballë Teatrit Kombëtar të Kosovës, do të jetë një lloj galerie a muzeu i qytetit. Kurse prapa saj do të marrë formë ndërtesa e re – salla koncertale.

“Kryetari Rama është duke u marrë me këtë projekt. Kam parë disa e-maila të kryetarit Rama drejtuar Ministrisë së Kulturës. Kërkohet një marrëveshje nga dy institucionet, Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Kulturës. Marrëveshje, që sa kam parë nga komunikimi, kryetari Rama po e kërkon, por ende s’kemi marrë përgjigje nga Ministria e Kulturës”, kishte thënë drejtori i Drejtorisë së Kulturës në Komunën e Prishtinës, Isah Mustafa, në gushtin e sivjetmë. 

Tre muaj pas e-maileve, nuk ka marrëveshje, por akuza dhe projekte teatrosh e salla koncertale që ngrihen në letër tash e një çerekshekull.