Soutenez TIME. Préservez la vérité.
LA CHRONIQUE

Un ouvrier est décédé sur son lieu de travail à Istog, un autre a été arrêté.

policier - police - blessure - arrestation - meurtre

Photo de : Driton Pacharada

Një punëtor ka vdekur sot në vendin e tij të punës në fshatin Dubravë të Istogut.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Driton Rugova, fillimisht janë informuar për një person të lënduar në një objekt.

Viktima, ka thënë ai, është dërguar në QKMF në Istog, dhe ekipi mjekësor është konstatuar se kishte arritur pa shenja jete.

“Njësitë përkatëse policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të hetuar rrethanat e këtij rasti. Viktima është dërguar në QKMF-Istog, aty nga ekipi mjekësor është konstatuar se kishte arritur pa shenja jete”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë, për obduksion, ndërsa rasti është iniciuar si “Asgjesimi, Dëmtimi ose Heqja e Pajisjeve Mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”. 

Bëhet e ditur se Policia ka intervistuar përgjegjësin e punëtorëve dhe i njëjti pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48-orë.