Soutenez TIME. Préservez la vérité.
LA CHRONIQUE

Bagarre entre cinq étudiants à Kamenica

mêlée

illustration

Një përleshje fizike mes pesë nxënësve të shkollës së mesme dyshohet të ketë ndodhur në fshatin Rogoqicë të Kamenicës të enjten. 

Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 11:00, ku pesë të dyshuar, të gjithë nxënës të shkollës së mesme, janë përfshirë në një rrahje mes vete.

Si pasojë e përleshjes, dy nxënës kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor.

Policia ka bërë të ditur se lidhur me rastin nuk ka persona të arrestuar, ndërsa rasti është duke u hetuar.