Soutenez TIME. Préservez la vérité.
LA CHRONIQUE

Interpellé avec 150 balles dans un bus à Merdare, 240 autres retrouvées à son domicile

Fisheke

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të një autobusi në pikën kufitare në Merdare, në valixhen e shoferit janë gjetur dhe sekuestruar 50 fishekë të pushkës së gjuetisë dhe 100 fishekë me gaz.

Sipas Policisë, gjatë intervistimit i dyshuari ka deklaruar se fishekët i kishte blerë në një dyqan në Itali.

Pas urdhërit të prokurorit, Policia ka kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit, ku janë gjetur një pistoletë me leje, një pushkë gjuetie me leje dhe 240 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

“Njësitë policore bashkë me doganën gjatë kontrollit të një autobusi në valixhen e shoferit kanë gjetur dhe sekuestruar 50 fishekë të pushkës së gjuetisë dhe 100 fishekë me gaz. Gjatë intervistimit i dyshuari ka deklaruar se fishkët i kishte blerë në një dyqan në Itali. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar që ka urdhëruar inicimin e rastit si dhe kontrollin e shtëpisë së të dyshuarit. Gjatë kontrollit në shtëpi i dyshuari e ka dorëzuar: një pistoletë me leje, një pushkë gjuetie me leje dhe 240 fishekë kalibrash të ndryshëm”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Ndërkohë në njoftimin e Doganës së Kosovës për këtë rast, thuhet se vozitësi dhe pasagjerët janë pyetur gjatë kontrollit nëse kanë mall për të deklaruar, por të njëjtit janë përgjigjur negativisht.

“Pas kësaj, është realizuar kontrolli rutinor në bashkëpunim me Njësinë e Antikontrabandës, Njësinë e Skanerit të Doganës së Kosovës, si dhe zyrtarët policorë. Gjatë kontrollit, në pjesën e poshtme të valixhes së vozitësit janë zbuluar të kamufluara pesë (5) pako me nga dhjetë (10) fishekë për gjueti dhe dy (2) pako me nga pesëdhjetë (50) fishekë, me gjithsej 150 fishekë për gjueti”, thuhet në njoftim.

Pas inicimit të rastit “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo mjeteve plasëse”, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.