Soutenez TIME. Préservez la vérité.
LA CHRONIQUE

Une personne a été retrouvée morte à Peja

policier - police - blessure - arrestation - meurtre

illustration

Photo de : Driton Pacharada

Një person është gjetur pa shenja jete gjatë ditës së sotme në vendbanimin e tij në Pejë, saktësisht në rrugën “Mbreti Bardhyl”.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e Policisë së Kosovës, vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Rasti është inisicuar si “Hetim i vdekjes”.

“Sot, rreth orës 11:20, jemi njoftuar se në rrugën ‘Mbreti Bardhyl’ në Pejë, në vendbanimin e tij, është gjetur pa shenja jete një mashkull madhor. Vdekja e tij është konstatuar nga personeli mjekësor në vendin e ngjarjes. Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka dalur në vendin e ngjarjes. Në konsultim me të, është iniciuar rast ‘hetimi i vdekjes’”, thuhet në njoftimin e Policisë.