Soutenez TIME. Préservez la vérité.
LA CHRONIQUE

Deux policiers ont été blessés à Skenderaj après qu'un suspect a percuté leur véhicule de service.

police

Photo : illustration

Dy zyrtarë policorë kanë mbetur të lënduar pasi një shofer i dyshuar, i cili po drejtonte një veturë në mënyrë të rrezikshme në Skenderaj, goditi veturën zyrtare të policisë dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

Rasti ka ndodhur më 24 tetor, rreth orës 21:45, kur një njësi policore, gjatë patrullimit, ka hasur në një veturë me targa vendore, drejtuesi i së cilës po bënte vozitje të rrezikshme.

Sipas raportit të Policisë, gjatë përpjekjes për ta ndaluar veturën, shoferi i dyshuar ka goditur veturën zyrtare të policisë, duke e nxjerrë atë nga rruga. Vetura e policisë më pas ka goditur një shtyllë elektrike.

Si pasojë e aksidentit, dy zyrtarët policorë që ndodheshin në veturën zyrtare kanë pësuar lëndime. Ata kanë marrë trajtim mjekësor fillimisht në QKMF-në e Skenderajt, e më pas në Spitalin Rajonal të Mitrovicës së Jugut, nga ku janë liruar pas trajtimit.

Ndërkohë, vetura e dyshuar është gjetur e aksidentuar dhe e braktisur në fshatin Rezallë.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin, për të cilin është njoftuar edhe prokurori. Drejtuesi i dyshuar i veturës ende nuk është identifikuar në raportin policor.