Soutenez TIME. Préservez la vérité.
LA CHRONIQUE

Deux personnes arrêtées à Pristina, soupçonnées de préparer un meurtre

ARRÊTER

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dhe i ka dërguar në mbajtje dy persona nën dyshimin se ishin duke e përgatitur vrasjen e një personi në Prishtinë. Tre të dyshuar të tjerë gjenden në arrati. 

Policia ka bërë të ditur se fillimisht ishte identifikuar të shtunën viktima, i cili është intervistuar, ndërsa është gjetur edhe vetura e të dyshuarve ku brenda saj u gjet arma me shurdhuese dhe pesë fishekë. Më pas janë identifikuar pesë të dyshuar, ku janë kontrolluar shtëpitë e tyre. Dy janë arrestuar e tre gjenden në arrati. 

“Lidhur me rastin janë identifikuar pesë të dyshuarit m/k, ku janë kontrolluar shtëpitë e tyre, ku janë arrestuar dy prej tyre (të dyshuarve) si dhe është gjetur dhe konfiskuar edhe një pistoletë me 7 fishekë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa tre të tjerë gjenden në arrati”, ka njoftuar Policia e Kosovës.