Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Football

Le Kosovo remporte trois victoires lors de la première phase de la Coupe du Monde U15 et du Festival

Kosovo U15

Futbollistët e rinj të Kosovës e kanë përfunduar fazën e parë në “FIFA U15 World Cup & Festival” që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.

Kosova U15 i shënoi tri fitore ndërsa i pësoi dy humbje. Ka fituar ndaj Afrikës së Jugut, Maldiveve dhe Anguilës, ndërsa humbi nga Estonia dhe Franca.

Kosovën e presin edhe ndeshje të tjera në këtë ngjarje që përfshinë futbollistë të rinj thuajse nga e gjithë bota.

“Jam i kënaqur me paraqitjen dhe angazhimin e të gjithë futbollistëve. Që në ndeshjen e parë ndaj Estonisë, djemtë treguan performancë shumë të mirë dhe me pak më shumë fat, mund ta kishim fituar atë takim. Edhe ndaj Francës ndonëse pësuam dy gola kemi pasur paraqitje të mirë”, ka thënë Ilir Nallbani, përzgjedhës i Kosovës U15.