Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Football

L'entraîneur de Naples suspendu pour deux matchs

Allegri

Trajneri i Napolit, Massimiliano Allegri, është dënuar me dy ndeshje suspendim, pas ngjarjeve në përballjen kundër Romës, shkruan të hënën “Reuters”. 

Përveç pezullimit, tekniku italian është gjobitur edhe me 10 mijë euro, për shkak të sjelljes së tij ndaj zyrtarëve të ndeshjes dhe një përfaqësuesi të skuadrës së Romës. 

Napoli të shtunën barazoi 3:3 me Romën në ndeshjen që i takoi xhiros së tetë të Serie A.
Allegri u përjashtua me karton të kuq në minutat e fundit të takimit, pasi reagoi ashpër pas golit të Leonardo Balerdit, me të cilin Roma barazoi rezultatin në 3:3.
Trajneri i Napolit pretendonte se kishte pasur faull gjatë aksionit të golit, por pas rishikimit të situatës nga sistemi VAR, goli u konfirmua.

Sipas vendimit disiplinor, Allegri kishte shprehje fyese ndaj zyrtarëve të ndeshjes. Po ashtu, në dhomat e zhveshjes, ai kishte shfaqur sjellje agresive ndaj një përfaqësuesi të Romës.
Trajneri italian i ka mohuar akuzat për fyerje ndaj gjyqtarëve.

Si pasojë e këtij dënimi, Allegri do të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme të Napolit në kampionat, kundër Monzas dhe Juventusit.