Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Football

Rrudhani et Nivokazi marquent des buts pour Sion

Donat Rrudhani

Donat Rrudhani dhe Rilind Nivokazi kanë dhënë kontribut të rëndësishëm për Sionin që të shtunën mbrëma e mposhti Servetten me rezultatin 2:0. 

Ndeshja i takoi javës së 14-të të Superligës së Zvicrës. 

Rrudhani e shënoi golin e parë në minutën e 51-të, kurse Nivokazi shënoi për 2:0 në minutën e 70-të. 

Të dy futbollistët u zëvendësuan në minutën e 72-të, kurse bashkëlojtari i tyre, Kreshnik Hajrizi, luajti deri në minutën e 79-të. Benjamin Kololli u la në stol. 

Ndërsa në bankën e rezervistëve te Servette ishte portieri Leo Besson. 

27-vjeçari Rrudhani këtë edicion ka katër gola dhe tri asistime. 

Ndërkohë 26-vjeçari Nivokazi ka shtatë gola dhe tri asistime.