Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Football

La Roma est irrésistible, mais Maleni est blessé.

Rome

Roma i është gëzuar fitores së thellë 4:0 të dielën mbrëma, por është shqetësuar për lëndimin e sulmuesit kryesor, Donyell Malen. 

Maleni e realizoi golin e parë dhe asistoi në të dytin kur shënoi Matias Soule. Soule e shënoi edhe golin për 3:0. 

Maleni pas pjesës së parë u zëvendësua për shkak se kishte lëndim në nyjën e këmbës, por që nuk është raportuar të jetë serioze. 

Santiago Castro e shënoi golin e fundit në ndeshjen që i takoi xhiros së 13-të të Serie A të Italisë. 

Roma i afrohet sërish Lazios lidere në dy pikë. Lazio i ka 35 pikë në vendin e parë kurse Roma e dyta i ka 33 pikë. Monza e 15-ta i ka 10 pikë, sa ka edhe Lecce në vendin e 14-t.