Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Football

Rexhepi marque pour Stuttgart, Vukaj pour l'Inter

Enis Rexhepi

Sulmuesi Enis Rexhepi ka vazhduar me paraqitje pozitive në “Championsin” e të rinjve. 

Rexhepi, që paraqitet për Stuttgartin U19, ka shënuar gol edhe ndaj Galatasarayt në “UEFA Youth League”. 

Stuttgarti U19 të martën barazoi 2:2 me Galatasarayn, në kuadër të xhiros së katërt të fazës së ligës.

Qendërsulmuesi e shënoi golin e barazimit 1:1 në minutën e 49-të. 

18-vjeçari e kompletoi ndeshjen, kurse bashkëlojtari i tij, Almand Idrizi, në lojë u inkuadrua në minutën e 76-të. 

Për Rexhepin ishte goli i gjashtë i shënuar në “Youth League”.

Rexhepi ka një gol të shënuar në tri ndeshje të zhvilluara me Shqipërinë U19. Ka paraqitje edhe me Shqipërinë U17. 

Ndërkohë, gol të martën ka shënuar edhe futbollisti tjetër shqiptar, Alen Vukaj.

Vukaj shënoi golin e vetëm për Interin në humbjen 3:1 nga Feyenoordi.

Për Bayernin, që humbi 4:1 nga Atletico Madridi, deri në minutën e 74-t u paraqit mesfushori i Kosovës, Erblin Osmani.

Yll Gashi u aktivizua në minutën e 74-t.