Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Football

Un parcours incroyable : 63 ans d’arbitrage, plus de 5 000 matchs

Ken Wright

Ken Wright e mban rekordin për karrierën më të gjatë si arbitër i futbollit. UEFA të enjten shkroi se Wright, që është anëtar i Federatës së Futbollit të Uellsit, është rekordmen botëror me 63 edicione si arbitër i futbollit dhe me mbi 5000 ndeshje të drejtuara.

Ai e drejtoi ndeshjen e parë në vitin 1964, si 15-vjeçar.

Në moshën 78-vjeçare, Wright ende drejton ndeshje në “Swansea Senior League”.

Mediumet uellsiane kanë shkruar se arbitri ikonik drejton ndeshje edhe për Kupën e Uellsit dhe në gara të tjera të nivelit të ulët.

Ai tashmë është zyrtarisht pjesë e Librit të Rekordeve Botërore Guinness.

aussi Nombre record de nouveaux entraîneurs en Premier League Football Nombre record de nouveaux entraîneurs en Premier League

“Kur mendon për numrin e vendeve në botë dhe numrin e gjyqtarëve, thjesht nuk mund ta besoj se unë jam gjyqtari më jetëgjatë në botë. Është diçka që nuk mund ta besosh. Të jem gjyqtari me shërbimin më të gjatë në Uells do të ishte nder. Evropa do të ishte nder edhe më i madh, por kur flet për të gjithë botën, është vërtetë e pabesueshme”, ka thënë Wright për “itv.com”.

Gjatë viteve 1970 dhe 1980, Wright ka drejtuar ndeshje në stadiumet më ikonike të Anglisë. Ka drejtuar edhe ndeshje të Arsenalit, Tottenhamit dhe Chelseat. Shumica e skuadrave i kanë ndërruar stadiumet dhe Wright ka mbetur në futboll.

Ai ka drejtuar thuajse në të gjitha nivelet e futbollit, sidomos në Uells. Dhe mban mend që ndeshjen e parë e kishte të tmerrshme. Bëhet fjalë për një ndeshje që përfundoi 13:4. Kishte pranuar gola të parregullt dhe nuk kishte dhënë penallti. Por vendosi të mos tërhiqej dhe tani është në librin e rekordeve.

“Ishte katastrofë nga fillimi deri në fund. Sipas lojtarëve, unë pranova gola jashtë loje dhe nuk dhash penallti që ishin. Për të qenë i sinqert, ishin vlerësime të justifikuara”, thotë veterani.

63 vjet nëpër fusha, mbi 5000 ndeshje, shumë e shumë kilometra. Dhe Ken Wright nuk e ka ndërmend të ndalet.

“Disa prej nesh ishin arbitra për 15 apo 20 vjet dhe kjo na është dukur si një jetë e tërë. Mbi 60 vjet, është diçka e jashtëzakonshme. Mendoj se Uellsi duhet të jetë krenar për Ken Wright”, ka thënë Viv

aussi Le Cameroun dans le chaos à cause de la légende Samuel Eto'o Football Le Cameroun dans le chaos à cause de la légende Samuel Eto'o

Nedin nga Shoqata e Arbitrave të Swanseas. 

“Është e pabesueshme dhe një arritje fantastike për vendin tonë”.