Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Football

Couches sur le terrain et insultes envers le criminel Mladic lors du match à Novi Pazar

Football

Tifozët e Novi Pazarit kanë hedhur pelena në fushë dhe kanë bërë thirrje kundër kriminelit të luftës, Ratko Mladiq, në ndeshjen e kampionatit të Serbisë në futboll ndaj Maçvës, të luajtur të shtunën mbrëma.

Krimineli serb, Mladiq, vdiq në burgun në Hagë. 

“Avaz” shkruan se gjatë ndeshjes nga tifozët në fushë janë hedhur shumë pelena dhe se ky veprim i tifozëve boshnjakë të Novi Pazarit lidhet me raportimet e mediave për përdorim të pelenave nga krimineli Mladiq gjatë qëndrimit në burg në Hagë. Mladiqi ishte i dënuar për gjenocid dhe krime të luftës ndaj boshnjakëve.

Tifozët e Novi Pazarit po ashtu kanë bërë thirrje kundër kriminelit Mladiq.

Sipas “avaz.ba”, ky ishte reagim ndaj gjithë atyre që e përkrahin kriminelin serb, Mladiq.