Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Football

Muriqi : Nous sommes en avance sur le derby contre Galatasaray.

Vedat Muriqi

Vedat Muriqi ka thënë se Fenerbahçe është një hap para për derbin e zjarrtë ndaj Galatasarayt që luhet të hënën mbrëma. 

Galatasaray – Fenerbahçe luhet nga ora 19:30 në “RAMS Park” dhe i takon xhiros së nëntë të elitës së futbollit turk. 

Tjetër ndeshje të madhe pritet të ketë kapiteni i Kosovës, që në fillim të këtij edicioni ka shfaqur formë të lartë. 

Qendërsulmuesi kosovar ka folur gjatë në një intervistë për mediumin “beIN Sports” para derbit të Stambollit. 

Fenerbahçe barazoi 2:2 me Slavia Pragën në Ligën e Kampionëve në mesjavë, ndërsa Galatasaray luan i motivuar pas fitores 4:2 në udhëtim te Lille. 

“Jemi përgatitur mirë për derbi. Kemi pasur një barazim të pafat në Champions gjatë javës. Donim ta fitonim ndeshjen para tifozëve tanë dhe të përgatiteshim sa më mirë për derbi. Megjithatë, mund ta quajmë këtë fat të keq. Ne po e vazhdojmë rrugën tonë dhe po vazhdojmë të përgatitemi sa më mirë që është e mundur”, ka deklaruar Muriqi. 

Ai ka theksuar se trajneri Ismail Kartal e pret më të mirën nga lojtarët dhe se është duke e përgatitur ndeshjen në mënyrën më të mirë në aspektin taktik. 

“Besoj se e kemi talentin, eksperiencën dhe kualitetin për t’i zbatuar instruksionet e tij në fushë. Trajneri Ismail dëshiron që të jemi vetvetja në derbi”. 

Ende nuk është e sigurt nëse Muriqi do të jetë titullar. Mund të luajë edhe Romelu Lukaku. Marrë për bazë formën e Muriqit me tetë gola e dy asistime në 14 ndeshjet e para të sezonit, kapiteni i Kosovës pritet t’i prijë sulmit. 

Ai ka thënë se i njeh mirë mbrojtësit kundërshtarë dhe pranoi se edhe nëse luan Lukaku do t’ia tregojë specifikat e secilit mbrojtës të Galatës. 

Muriqi deklaroi se te Galatasaray lojtari më i rrezikshëm mbetet Victor Osimhen. 

“E respektojmë talentin dhe aftësitë e tij, por gjatë ndeshjes do të jemi të barabartë, pa marrë parasysh kundërshtarin. Mendoj se mbrojtja jonë do ta neutralizojë Osimhenin. Ai është lojtar shumë i fortë dhe i mirëpor u besoj bashkëlojtarëve”, deklaroi Muriqi.