Futbollistët e Kosovës kanë kaluar në çerekfinale të Botërorit dhe Festivalit U15 që po mbahet në Azerbajxhan.
Kosova shënoi dy fitore të mërkurën.
“Dardanët” e rinj fillimisht mposhtën Tahitin me rezultat 4:0, ndërsa mposhtën 1:0 edhe Sierra Leonen.
Kosova U15 më herët i shënoi tri fitore ndërsa i pësoi dy humbje. Ka fituar ndaj Afrikës së Jugut, Maldiveve dhe Anguilës, ndërsa humbi nga Estonia dhe Franca.