Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Football

Kamberi, Rexhepi et Kurtulush – fiers d'être au Kosovo

les défenseurs Lindrit Kamberi et Bleon Kurtulush, ainsi que l'attaquant Enis Rexhepi

Federata e Futbollit e Kosovës ka pubikuar të mërkurën një video të shkurtër të tre lojtarëve të rinj të Kosovës. 

Mbrojtësit Lindrit Kamberi dhe Bleon Kurtulush, si dhe sulmuesi Enis Rexhepi, janë grumbulluar për herë të parë me  “Dardanët”.

“Unë jam shumë krenar dhe mezi pres ta veshi fanellën e Kosovës”, thotë Kamberi, kapiten i Zurichut.

“Jam shumë krenar ta veshi fanellën e ‘Dardanëve’”, thotë Rexhepi, që ka luajtur për të rinjtë e Shqipërisë dhe po zhvillohet te Stuttgarti.

“Zemra ime ka rrahur gjithnjë për Kosovën”, thotë Bleon Kurtulush. Ai ka luajtur për të rinjtë e Suedisë. Është pjesë e Malmos.

Me “Forca Kosova” përfundojnë prezantimin të tre lojtarët.

VIDÉO:

Kosova luan të shtunën ndaj Izraelit dhe tri ditë më vonë ndaj Irlandës si mysafir për mbylljen e kampanjës në Ligën e Kombeve.