Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Football

Guardiola révèle pourquoi il a refusé l'Italie

Pep Guardiola

 

Ish-trajneri legjendar i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka folur për herë të parë për arsyen pse e refuzoi mundësinë për ta drejtuar Përfaqësuesen e Italisë. 
Guardiola pranon se kishte pranuar ofertë nga Italia. Por Guardiola ka theksuar se kishte nevojë për pushim pas angazhimit të gjatë që e kishte te City. 
“Është hera e parë që po flas për këtë. Ndihem pothuajse në siklet t’i them jo një vendi si Italia. Është një nga nderimet më të mëdha që kanë menduar për mua. Por kisha ndjesinë se kisha nevojë për një pauzë. Nëse kjo ofertë do të kishte ardhur disa vite më herët, me shumë gjasë do ta kishte pranuar. Kam qenë trajner për 18 vjet dhe çdo tri ditë kisha nga një ndeshje. Në një moment, njeriu thjesht ka nevojë për pak kohë për veten”, ka thënë spanjolli Guardiola në podcastin e legjendës braziliane të futbollit, Romario. 
55-vjeçari Guardiola u largua nga City në verë, pas dhjetë vjetësh të suksesshme në Angli. 
Gjatë kësaj periudhe ai fitoi gjashtë tituj të Premier Leagues, tre trofe të Kupës FA, pesë Kupa të Ligës dhe Ligën e Kampionëve.
Guardiola ka drejtuar edhe Barcelonën dhe Bayern Munchenin.