Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Football

Courtois doute qu'un gardien de but puisse remporter le Ballon d'Or

Courtois

Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois, ka vënë në pikëpyetje mundësinë që një portier të fitojë sërish “Topin e Artë”, duke kritikuar mënyrën se si vlerësohen futbollistët në garën për çmimin më prestigjioz individual në futboll.

Portieri belg, i cili është ndër portierët më të mirët në botë, rikujtoi edhe garën e vitit 2022, kur përfundoi në vendin e shtatë në renditjen e Topit të Artë, pavarësisht se kishte pasur një edicion të jashtëzakonshëm me Real Madridin.

Në atë vit, Courtois fitoi çmimin “Yashin” për portierin më të mirë, ndërsa “Topi i Artë” iu nda Karim Benzemas.

Sipas Courtois, ekziston një prirje për t’u dhënë më shumë rëndësi golave dhe paraqitjeve të futbollistëve ofensivë, ndërsa pritjet vendimtare të portierëve shpesh kalojnë në plan të dytë.
Ai vlerësoi se edhe një paraqitje e jashtëzakonshme e portierit mund të mbetet në hije nëse një sulmues shënon gol në momentet vendimtare të ndeshjes.

I vetmi portier që e ka fituar “Topin e Artë” është Lev Yashin, në vitin 1963.

Ndërkohë, Manuel Neuer ishte shumë pranë çmimit në vitin 2014, kur përfundoi në vendin e tretë, pas Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit.