Sulmuesi Fisnik Asllani shënoi nga penalltia për Hoffenheimin, por jo edhe mesfushori Leon Avdullahu.
Dhe kështu, dyshja e Kosovës u eliminua me Hoffenheimin nga Kupa e Gjermanisë.
Skuadra e kategorisë së dytë të futbollit gjerman, Holstein Kieli, fitoi 4:3 në ekzekutimin e penalltive ndaj Hoffenheimit, pjesë e të cilës skuadër është edhe mbrojtësi Albian Hajdari.
Asllani e shënoi penalltinë për 2:2, ndërsa Avdullahu nuk e barazoi rezultatin në 3:3. Dhe vendësit e shfrytëzuan epërsinë. Penalltinë e fundit për Hoffenheimin e humbi Mats Rots.
1:1 u mbyll koha e rregullt me të dy golat që u shënuan në pjesën e parë.
Avdullahu në mesfushë luajti në tërë ndeshjen, ndërsa Asllani u inkuadrua pas pjesës së parë.
Hajdari është i lënduar dhe nuk ishte pjesë e formacionit.
Mbrojtësi i U21 të Kosovës, Leon Parduzi, luajti deri në minutën e 103-të.
Soutenez TIME. Préservez la vérité.
-
28 octobre 2026 23:38
-
Partager à: