Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Football

L'Atletico Madrid intéressé par Leon Avdullah

Léon Avdullahu

Leon Avdullahu mund ta bëjë hapin e madh në karrierë gjatë verës së vitit të ardhshëm.

Atletico Madriti ka shprehur interesim për mesfushorin e Hoffenheimit dhe Kosovës, ka raportuar “fussballtransfer”. 

Sipas mediumit të specializuar për transferime, trajneri i Atleticos, Diego Simeone, ka kërkuar nga drejtuesit e klubi të nisin negociatat për transferimin e Avdullahut.

“Në verë kishte disa skuadra spanjolle të interesuara. Megjithatë, Hoffenheimi e bllokoi transferimin, pasi ishte i vendosur ta mbante Avdullahun të paktën edhe një vit tjetër. Mesfushori është lojtar kyç te Hoffenhemi, i cili në vitin 2025 e bleu për tetë milionë euro nga Baseli”, shkruan mediumi gjerman.

Avdullahu ka kontratë me Hoffenheimin deri në vitin 2031.