Sonte në “Express” flasim me Iliriana Aliun, koordinatore e festivalit “Hyjnesha në Fron”, që zhvillohet në kryeqytet me datat 27, 28 dhe 29 nëntor. Gjatë kësaj interviste shpalosim detaje rreth programit të kësaj ngjarjeje, risive dhe aktiviteteve që do të ofrojë edicioni i 19-të.
Po ashtu ju sjellim një material nga skena e kulturës. Nëpërmjet ekspozitës personale “Tranzici-on”, artistja Tina Sulejmani sjell në ish-bibliotekën “Hivzi Sulejmani” në Prishtinë një rrugëtim krijues që shtrihet në më shumë se një dekadë. Të ndërthurura mes kujtimeve, përjetimeve personale dhe vizioneve për të ardhmen, pikturat e saj pasqyrojnë transformimin e vazhdueshëm artistik dhe njerëzor, duke e ftuar publikun të zbulojë botën e saj përmes ngjyrave, formave dhe emocioneve.
Nuk mungojnë as storjet nga showbizi me protagonistë yje si, Harry Style, Billie Eilish, Gerard Depardieu dhe të tjerë.
Ne manquez pas la nouvelle édition de "Express", ce soir à 18h00 !