Soutenez TIME. Préservez la vérité.
LE MONDE

WP : L’Iran a utilisé Starlink lors d’attaques contre les forces américaines

Missiles Patriot

Irani ka përdorur shërbimin e internetit satelitor Starlink të kompanisë SpaceX gjatë sulmeve kundër forcave amerikane, pasi Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën sulmet ndaj Iranit, ka raportuaar të shtunën gazeta The Washington Post, duke cituar burime të informuara për çështjen.

Drejtori ekzekutiv i SpaceX, Elon Musk, thuhet se ishte zemëruar pasi mësoi për dy raste të përdorimit të paautorizuar të Starlink-ut, të cilat ekipi i tij i konsideroi se kishin të bënin me përpjekjet e Iranit kundër forcave amerikane. Këtë e ka raportuar gazeta, duke cituar dy persona të njohur me diskutimet e brendshme në kompani.

Musku është informuar gjithashtu se ushtria amerikane kishte përdorur dronë njëdrejtimësh përmes versionit të militarizuar të Starlink, të quajtur Starshield, por në një paketë më të lirë, e cila ishte menduar për operacione tokësore, ka thënë njëri prej burimeve për The Washington Post.

Sipas The Washington Post, një raport i klasifikuar, i paraqitur sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Pete Hegseth, përshkruante përdorimin e Starlink-ut nga ushtria iraniane.

Në një deklaratë për Reuters, Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka thënëse nuk ishte “në dijeni të raportit drejtuar zyrës së sekretarit të Mbrojtjes lidhur me këtë çështje”.

Përdorimi i Starlink-ut në rajonet e konflikteve gjeopolitike, kontrolli i tij nga qeveria amerikane, si dhe përdorimi i paligjshëm nga subjekte ndaj të cilave janë vendosur sanksione, kanë tërhequr vëmendjen dhe kanë nxitur shqyrtime, në sfondin e luftërave në Ukrainë dhe Iran.

Starlink nuk është i licencuar për të operuar në Iran, por Musk ka deklaruar më parë se shërbimi është aktiv në këtë vend.

Autoritetet iraniane kanë ndërprerë qasjen publike në internet gjatë periudhave të trazirave, përfshirë protestat mbarëkombëtare të janarit, gjatë të cilave pati shumë viktima. Pas këtyre protestave, qeveria amerikane kontrabandoi mijëra terminale Starlink në Iran, sipas gazetës The Wall Street Journal.

Qeveria iraniane ka mbajtur kontroll të rreptë mbi qasjen në internet që kur Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën konfliktin aktual me Iranin, në fund të muajit shkurt.