Soutenez TIME. Préservez la vérité.
LE MONDE

Un refuge insulaire conçu pour ceux qui en ont « assez des Maldives ».

En dessous de

Ishujt Riau ndodhen në pjesën më veriore të Indonezisë, më afër Singaporit dhe Malajzisë sesa Xhakartës. Ndërsa Batami është ndoshta më i njohuri i këtij grupi për shkak të qasjes së lehtë nga Singapori, në të gjithë këtë arkipelag ka dhjetëra ishuj të pabanuar. Turtuj, lakuriq nate frutngrënës dhe peshkaqenë të shkëmbinjve koralorë gjenden me shumicë.

Një mesazh urgjent ndriçoi telefonat në të gjithë ishullin: kishte ardhur momenti i breshkave të vogla të detit.

Bawah, një ishull-resort në një zonë të largët të Indonezisë, ka një program për mbrojtjen e breshkave të detit. Tre biologë detarë që jetojnë në ishull udhëtojnë nëpër arkipelag, duke mbledhur vezët e breshkave të detit përpara se hardhucat të kenë mundësi t’i hanë. Vezët rivendosen në një nga plazhet e resortit, në një strehë të mbuluar, ku monitorohen nga afër për shenja çeljeje.

Breshkat e detit mund të jetojnë për shekuj, por fillimisht duhet të mbijetojnë në foshnjëri. Shkencëtarët e Bawah kanë ndërtuar folenë me vetëm një dalje të mundshme dhe prej aty të vegjlit e sapoçelur përpiqen të bëjnë rrugën drejt detit. Ata dalin përmes një lloj piste bowlingu të krijuar në rërë, me mure të vogla që janë projektuar për t’i mbajtur krijesat në rrugën e duhur.

Kur fillon të bjerë muzgu dhe biologët shohin se disa prej të vegjëlve kanë çelur, punonjësit fillojnë t’u dërgojnë njoftime mysafirëve të resortit, duke i nxitur të shkojnë në plazh në kohë për të parë këtë spektakël. Së shpejti, tavolinat e darkës braktisen dhe uji i vaskave lihet të ftohet, ndërsa mysafirët nxitojnë nga të gjitha anët e ishullit.

Të shohësh, dhe, sigurisht, të filmosh këtë mrekulli, është një nga arsyet pse mysafirët nga e gjithë bota paguajnë dhjetëra mijëra dollarë.

Indonezia ka rreth 17 mijë ishuj, të shpërndarë në det si xhevahire në një gjerdan. Dhe ky resort zotëron gjashtë prej tyre, duke krijuar parajsën e tij të vogël private në një cep të Detit të Kinës Jugore.

Një udhëtim drejt rezervatit Bawah, i cili po bëhet gjithnjë e më i famshëm për përvojat e tij rreth mirëqenies së trupit dhe mendjes, zakonisht fillon kur mysafirët mbërrijnë në Singapor nga vende të ndryshme të botës dhe qëndrojnë në hotele.

Pikërisht në orën 7, ata hipin në një veturë të zezë luksoze dhe dërgohen në një nga portet e trageteve të Singaporit, ku kalojnë kontrollin e pasaportave dhe udhëtojnë përmes Ngushticës së Singaporit drejt ishullit indonezian Batam. Prej aty, një tjetër veturë luksoze i merr dhe i çon në Aeroportin Hang Nadim të Batamit, ku kalojnë pa u ndalur mes turmave të udhëtarëve të fluturimeve komerciale dhe hipin në një hidroavion privat të parkuar në pistë.

Në hidroavion mund të udhëtojnë vetëm 10 pasagjerë. Janë dy avionë të tillë, një blu dhe një jeshil, dhe ata transportojnë njerëz dhe furnizime drejt dhe nga Bawah. Sasia e ngarkesës, si njerëzore ashtu edhe materiale, është rreptësisht e kufizuar. Çdo mysafir mund të marrë me vete 15 kilogramë bagazh dhe, përpara hipjes në avion, duhet t’i nënshtrohet një kontrolli të shpejtë të peshës së tij dhe të bagazheve.

Për udhëtarët që vizitojnë Bawah në fund të një udhëtimi të gjatë nëpër Azinë Juglindore, ekziston mundësia që bagazhet t’i lënë nën kujdes në stacionin e trageteve në Batam. Për t’i ndihmuar me këtë minimalizëm të detyruar, resorti ofron gjithashtu shumë pajisje - gjërat bazë të higjienës, si: krem kundër diellit, shampon dhe kunja pambuku, si dhe peshqir banje, kapele dielli, peshqir plazhi dhe madje edhe veshje plazhi.

Shtatëdhjetë e pesë minuta pas nisjes nga Batami, avioni ulet në ujë pranë një moli të ngushtë, ku priten nga punonjësit me uniforma që tundin duart njëzëri dhe u ofrojnë peshqirë të ftohtë.

Luks jo i lirë

Ishujt Riau ndodhen në pjesën më veriore të Indonezisë, më afër Singaporit dhe Malajzisë sesa Xhakartës. Ndërsa Batami është ndoshta më i njohuri i këtij grupi për shkak të qasjes së lehtë nga Singapori, në të gjithë këtë arkipelag ka dhjetëra ishuj të pabanuar. Turtuj, lakuriq nate frutngrënës dhe peshkaqenë të shkëmbinjve koralorë gjenden me shumicë.

Mbërritja në këtë ishull të gjelbëruar dhe të qetë është një mënyrë mjaft e lehtë për të harruar se udhëtimi deri këtu zgjati katër orë. Shërbyesit personalë i shoqërojnë mysafirët drejt suitave të tyre. Tabela prej druri të gdhendur me dorë mbajnë emrat e mysafirëve në pjesën e jashtme të kabinave të tyre. Në ishull ka Wi-Fi për vizitorët që thjesht nuk mund ta përballojnë shkëputjen nga rrjetet sociale, por hoteli ofron gjithashtu telefona bazë të programuar vetëm për të komunikuar me portierët.

Ky luks nuk është i lirë. Dhomat më bazike në Bawah fillojnë nga 1,980 dollarë dhe vështirësia e udhëtimit për të arritur deri atje dhe për t’u kthyer bën që qëndrimi minimal të jetë tre net.

Me këtë çmim përfshihen gjërat bazë: tri vakte dhe një trajtim spa në ditë. Por mysafirët mund ta shtojnë luksin duke organizuar darka private në plazh, me një kosto prej 1,000 dollarësh, duke porositur pije alkoolike ose duke zgjatur trajtimet spa nga 45 në 90 minuta. Akomodimi më i thjeshtë është një suitë kopshti me tendë, ndërsa më i shtrenjti është një suitë me katër dhoma gjumi dhe pishinë private, e cila kushton 12,300 dollarë gjatë majës së sezonit. Për një përvojë edhe më luksoze, të tipit “një herë në jetë”, Bawah ka edhe një ishull tjetër me akomodim, i cili mund të merret me qira i tëri, së bashku me stafin.

Paul Robinson, drejtori i operacioneve të resortit, i ka thënë CNN-it se Bawah është krijuar për njerëzit që “janë mërzitur me Maldivet”. Sipas Robinson, resortet e Maldiveve janë shumë të mira për ofrimin e bungalove luksoze mbi ujë dhe mundësinë për të shijuar të mos bësh absolutisht asgjë, por për një kategori të caktuar mysafirësh të pasur dhe aktivë, Bawah beson në ofrimin e një numri më të madh aktivitetesh. Lista përfshin kurse për prodhimin e parfumeve, përveç aktiviteteve të pritshme ujore si snorkelingu (një aktivitet ujor ku noton me fytyrën në ujë ndërsa merr frymë përmes një tubi të posaçëm që quhet snorkel), noti në ujëra të hapura dhe zhytjet me bombola.

Spa-ja e resortit, Aura, ndodhet në një ndërtesë që të jep ndjesinë e një shtëpie peme për të rritur, e ndërtuar tërësisht me dru dhe e mbushur me ajër. Përbërësit aziatikë – veçanërisht indonezianë, kur është e mundur, gjenden kudo: kafe dhe mjaltë në skrabet për trupin, xhenxhefil dhe limetë në masazhe, çaj jeshil dhe vaj kokosi në trajtimet e fytyrës.

Aura ndodhet paksa e tërhequr nga rruga kryesore e ishullit. Vizitorët kalojnë përmes një tuneli prej druri dhe dalin në anën tjetër në spa-në, e cila është ndërtuar me dru të çelët.

Vetë ndërtesa është pjesë e përvojës: megjithëse hapësira e hyrjes ka mjaft vend për t’u ulur dhe për të pirë një filxhan çaj, do t’ju kërkohet të ndërroni këpucët me sandale të punuara me dorë dhe më pas do të drejtoheni përmes një labirinti dhomash përpara se të mbërrini në zonën e trajtimeve. Shumë prej dhomave ndodhen në katin e sipërm, duke krijuar ndjesinë e të qenit në një shtëpi në pemë, ndonëse një shtëpi në pemë jashtëzakonisht elegante.

Mysafirët kanë të drejtën e një trajtimi spa në ditë, të përfshirë në çmimin e dhomës. Ekziston një menu trajtimesh, por për të pasur përvojën më të mirë, rekomandohet të komunikoni paraprakisht me stafin e spa-së për t’u treguar se ku ndodheni në rrugëtimin tuaj të shëndetit dhe mirëqenies, dhe më pas t’i lini ata t’ju bëjnë rekomandime. Ndërsa trajtimet spa duhet të rezervohen një ditë më parë, ka disa ambiente që mysafirët mund t’i përdorin në mënyrë të pavarur: një sauna e thatë, një sauna me avull dhe një pishinë me ujë të ftohtë.

Përtej Auras, çdo ditë zhvillohen klasa joga në një bungalow të vogël mbi ujë. Bungalowi i jogas ka gjithashtu një palestër të vogël me pajisje ushtrimesh dhe pesha.

Megjithatë, disa mysafirë preferojnë të ushtrohen në privatësinë e rehatshme të dhomave të tyre, ndaj punonjësit u transportojnë pajisjet me një nga karrocat e shumta të golfit që qarkullojnë në ishull.

Përgatitja për udhëtimin

Gjithçka në Bawah është ndërtuar me kujdes. Ky nuk është një vend për rubinete prej ari të pastër apo mbulesa krevati të mbushura me logo. Në vend të tyre, ka vaska të gdhendura nga druri vendas indonezian dhe shtretër të mbuluar me perde të buta mëndafshi që varen poshtë një ventilatori tavani.

Një javë para regjistrimit në hotel, mysafirëve u kërkohet të dorëzojnë një listë me preferencat e tyre për gjithçka, nga mënyra e gjumit deri te alergjitë ushqimore. Ky personalizim shfaqet kudo, në mënyrë të natyrshme. Stafi i ka memorizuar këto preferenca dhe mund t’ju ofrojë një verë të bardhë ose një sallatë me fruta të freskëta. Në mbrëmje, si dhuratë përpara gjumit, shfaqet një çokollatë e personalizuar ose një ëmbëlsirë e përgatitur me shijet e preferuara të mysafirit.

Ushqimet lokale, të pasura me prodhime deti, shoqërohen çdo ditë me kombucha ose lëng të përgatitur në resort. Kafetë e përgatitura nga baristët janë gjithmonë në dispozicion, por dhomat kanë gjithashtu makina që bluajnë kokrra të freskëta kafeje për mysafirët që preferojnë ta përgatisin vetë. Dy net në javë, restoranti i hotelit në breg të detit shndërrohet në një lloj tregu të hapur indonezian, duke u dhënë mysafirëve një shije të kulturës që kanë anashkaluar gjatë rrugës për këtu.

Një butik i vogël shet artikuj si kostume banje të prodhuara nga plastika e ricikluar dhe kupa me akullore, shijet e ditës të të cilave njoftohen në një tabelë të zezë. Biblioteka e ishullit ka një përzierje të mirë librash informues për kulturën indoneziane dhe bimësinë vendase, krahas romaneve thriller dhe librave që lexohen zakonisht gjatë udhëtimeve.

E gjithë kjo të kujton pak serialin “The White Lotus” – por pa frikën e fshehtë se diçka e keqe do të ndodhë.

Në disa mënyra, resorti është një version më i madh i folesë së sigurt të krijuar për vezët e breshkave të detit, i qetë, i mbrojtur dhe i kontrolluar rregullisht.