Soutenez TIME. Préservez la vérité.
LE MONDE

Le Parlement danois approuve un accord de sécurité avec le Groenland et les États-Unis.

Danimarka

Photo : Presse associée

Parlamenti i Danimarkës ka miratuar të enjten marrëveshjen e arritur pas negociatave të vështira me Grenlandën dhe Shtetet e Bashkuara, për forcimin e sigurisë në Arktik dhe Atlantikun e Veriut.

Votimi vjen pas disa muajsh presioni nga presidenti amerikan, Donald Trump, i cili ka kërkuar të marrë kontrollin mbi Grenlandën, një territor gjysmëautonom i Danimarkës, aleate e NATO-s.

Marrëveshja trepalëshe, e arritur mes Trumpit dhe liderëve danezë e grenlandezë, ka hapur rrugën për krijimin e më shumë bazave amerikane në Grenlandë dhe ka zbutur tensionet e shkaktuara nga thirrjet e përsëritura të Trumpit që ishulli i madh të bëhet pjesë e Shteteve të Bashkuara.

Marrëveshja është miratuar në parlamentin danez me 109 vota pro dhe asnjë kundër, duke shënuar hapin përfundimtar të procesit. Ajo pritej të hynte në fuqi pasi Danimarka dhe Grenlanda ta nënshkruanin.

Parlamenti i Grenlandës e kishte miratuar marrëveshjen në fillim të këtij muaji, gjithashtu pa asnjë votë kundër.

Në tekstin e marrëveshjes thuhet se ajo do të hyjë në fuqi pasi Danimarka dhe Grenlanda ta njoftojnë SHBA-në “përmes një note diplomatike” se parlamentet e tyre kanë përfunduar të gjitha procedurat e nevojshme.

Ambasadori amerikan në Danimarkë, Kenneth Hoëery, ka mirëpritur “mbështetjen e fortë” të parlamentit danez për ratifikimin e marrëveshjes, duke hapur kështu rrugën për hyrjen e saj në fuqi.

“Kjo marrëveshje është një arritje e jashtëzakonshme, që modernizon partneritetin tonë për t'iu përgjigjur sfidave të sigurisë në të ardhmen dhe forcon sigurinë e Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Danimarkës, përfshirë Groenlandën, si dhe të gjithë NATO-s”, ka shkruar ai në rrjetin X.

Qëllimi i marrëveshjes është forcimi i pranisë ushtarake amerikane në Grenlandë, duke e mbajtur ishullin vetëqeverisës nën kontrollin danez. Ajo do të mbetet në fuqi edhe nëse Grenlanda zgjedh përfundimisht të shpallë pavarësinë.

Trumpi dhe liderët e Grenlandës e Danimarkës e nënshkruan marrëveshjen në shtator, në Neë York, pas disa muajsh negociatash diskrete, të zhvilluara prapa dyerve të mbyllura, me qëllim adresimin e shqetësimeve të tij për sigurinë dhe frikës së Danimarkës e Grenlandës nga një marrje e mundshme e kontrollit të ishullit nga SHBA-ja.