James Harden i ka shënuar 51 pikë dhe ka avancuar në pozitën e tretë në listën e basketbollistëve që kanë shënuar më së shumti herë nga 50 pikë në ndeshjet e NBA-it.
Indiana Pacersi fitoi 128:119 ndaj Cleveland Cavaliersit në “NBA Cup” të premten pas mesnate.
37-vjeçari i realizoi të gjitha 14 gjuajtjet e lira dhe për herën e 26-të realizoi mbi 50 pikë në ndeshje. Ai e ka kaluar në këtë statistikë legjendën Kobe Bryant.
Harden kontribuoi edhe me gjashtë kërcime e shtatë asistime.
Legjenda tjetër, Wilt Chamberlain, e mban rekordin në NBA. Ai i ka shënuar 50 apo më shumë pikë në 118 ndeshje.
Michael Jordan është i dyti në listë. Jordan i shënoi 50 e më shumë pikë në 31 paraqitje.
Me 37 vjet e 86 ditë, Harden është lojtari i katërt më i vjetër në moshë që i realizoi 50 pikë brenda një ndeshjeje.