Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Arberi

VV ne soutient pas l'initiative de PDK visant à maintenir en vigueur la loi relative aux situations particulières : ne répétons pas la même erreur.

ASSEMBLÉE

Illustration

Photo de : Driton Pacharada

Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se ka edhe dy javë kohë që të vendoset se si të procedohet tutje me Ligjin për Gjykatën Speciale. Kanë kërkuar që të ketë konsultime me Bashkimin Evropian e më pas të raportohet në Kuvend.

Deputeti i kësaj partie, Adnan Rrustemi, në një përgjigje për KOHËN ka thënë se nuk është mirë që të nxitohet e të gabohet sërish.

“I kemi edhe dy javë kohë. Nuk është mirë që përsëri të nxitohemi e përsëri të gabojmë e të pendohemi. Gabimet po na kushtojnë rëndë. Nuk ka mandej lexim të katërt!”, ka thënë Rrustemi. 

Ai ka bërë thirrje që i gjithë grupi punues për strategjinë shtetërore për Apelin në Hagë të konsultohen me BE-në e më pas të raportojnë në Kuvend e të shihen se ku mund të bëhen ndryshime. 

“I gjithë Grupi Punues për Strategji drejt Apelit në Gjykatë Speciale me përfaqësuesit e të gjitha grupeve parlamentare dhe në krye me zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin e Jashtëm, Glauk Konjufca, duhet të takohet dhe konsultohet me BE-në. Pastaj, le të vijnë dhe raportojnë në Kuvend”, u shpreh Rrustemi. 

Lire les autres mises à jour
Commission de législation

Le PDK exige que le veto du président sur la loi relative aux situations spéciales soit annulé, VV contre

La députée Blerta Deliu-Kodra, du Parti démocratique du Kosovo (PDK), a appelé à opposer son veto à...