journaliste Veton Surroi, ka thënë se qasja e ekipeve mbrojtëse të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, që ndodhen në Hagë, ka qenë e gabuar kur është thënë se nuk ka pasur strukturë udhëheqëse në UÇK, andaj edhe klientët e tyre janë të pafajshëm.
Surroi në emisionin “Konfront” ka thënë se një gjë të tillë e ka cekur edhe në takimet me ta.
Ai tutje ka thënë se si çështje themelore që duhet të trajtohet tani në instancën e Apelit është që nuk ka ekzistuar diçka e tillë si – ndërmarrja e përbashkët kriminale.
“Në bisedat edhe me avokatët e mbrojtjes e kam cekur se ka qenë e gabuar qasja e tyre në mbrojtje sepse strategjia e tyre që nga fillimi ka qenë që të shfajësojnë klientët e tyre nga roli komandues. Pra të thuhet se nuk ka ekzistuar një strukturë komanduese në UÇK prandaj klientët e tyre nuk janë fajtorë. Unë mendoj se kjo nuk ju ka bërë mirë atyre, klientëve të tyre, pra të dënuarve. Çështja themelore që mendoj se duhet të trajtohet në Apel është çështja e ndërmarrje së përbashkët kriminale sepse kjo në gjuhën juridike ka një tavan bukur të lartë për ta arritur, duhet të dëshmohet në një formë shumë më të elaboruar se nuk ka ekzistuar një veprim i tillë. Ne nga jashtë dhe kushdo që përpiqet nga cilido segment i shoqërisë të mendoj se mund të ndikojë në aktgjykim, e ka të gabuar”, ka deklaruar Surroi.