Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Arberi

Shiroka – Pula rencontre le groupe de travail chargé de l'élaboration de la stratégie d'appel à La Haye

Poulet Shiroka

Presidentja Justina Shiroka - Pula sot ka takuar grupin punues për hartimin, bashkërendimin dhe harmonizimin e Strategjisë shtetërore për procedurat e Apelit para Dhomave të Specializuara në Hagë, për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se gjatë takimit kryesuesi i grupit punues, Glauk Konjufca dhe anëtarët e kanë informuar Shiroka - Pulën për ecurinë e deritashme të punës.

Gjithashtu thuhet se është diskutuar edhe për mbarëvajtjen e punës me qëllim të koordinimit ndërinstitucional, të mbështetjes juridike, institucionale dhe diplomatike për procesin e apelit.

“Presidentja Shiroka - Pula, shprehu mbështetjen për grupin punues, me qëllim të bashkërendimit të veprimeve ndërinstitucionale dhe diplomatike për dokumentimin, mbrojtjen dhe afirmimin e së vërtetës historike të luftës çlirimtare të Kosovës dhe të rolit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Grupi punues është themeluar pasi që katër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi janë shpallur fajtor për krime lufte nga shkalla e patë e Gjykatës në Speciale. 

Thaçi dhe Krasniqi janë dënuar me nga 25 vjet burgim, Veseli me 18 dhe Selimit me 13 vjet.